Pas trombozës në tru, Hailey Bieber sërish e sëmurë: Kam një kist sa një mollë

Modelja Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit e saj një problem shëndetësor. Në rrjetin e saj social, modelja ka rrëfyer se një kist në vezore, me “sa një mollë” është formuar sërish në mitrën e saj.

Bashkëshortja e Justin Bieber postoi një foto në Instagram ku tregonte barkun dhe shkruan se nuk është në pritje të një foshnjeje.

“Kam një kist në vezore me madhësinë e një molle. Nuk vuaj nga endometrioza ose PCOS (sindroma policistike e vezores), por më është shfaqur disa herë kisti i vezores dhe nuk është mirë”.

Pas trombozës në tru, Hailey Bieber sërish e sëmurë:

Po ashtu, ajo shpjegoi simptomat: Është e dhimbshme, më vjen për të vjellë, më fryn, më prish humorin dhe jam shumë e ndjeshme. Gjithsesi… jam e bindur që shumë prej jush mund të gjejnë veten dhe të më kuptojnë. Do ta kalojmë.

Disa muaj më parë, Hailey rrëfeu se kishte kaluar një krizë të ngjashme me infarktin për shkak të një tromboze të vogël në tru. Por mesa duket problemi shëndetësor i është rikthyer.

360grade.al

Km-ja dhe Doktori, më të gëzuarit e sotshëm të politikës shqiptare!

Të tjera