“Me Porsche e Lamborghini…”/ Britanikët ankohen për paradën e shqiptarëve në Londër: Trafiku i tmerrshëm… (VIDEO)

Qindra shqiptarë kanë “pushtuar” ditën e djeshme rrugët e Londrës, duke parakaluar me makina sportive dhe flamuj shqiptarë, për të festuar 110-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë.

Parada aspak modeste e emigrantëve ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase, teksa “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull.

“Me Porsche e Lamborghini...”/ Britanikët ankohen për

“Qindra dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit të tyre.  Pamjet  të shpërndara në internet tregojnë Lamborghini, Mercedes, Audis, Range Rovers dhe Porsche 4×4 që të gjitha ndalojnë trafikun rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.  Në klipe të ndryshme shihen burra dhe gra duke valëvitur flamurin shqiptar teksa varen nga xhamat e makinave të tyre dhe duke u rënë borive.”- thuhet ndër të tjera në artikull.

Ndër të tjera, britanikët ankohen për trafikun e shkaktuar nga kjo paradë, të cilën e cilësojnë “egoiste”, e po ashtu shprehin shqetësim për manovrat e kryera në rrugë nga shqiptaret me makinat luksoze.

“Me Porsche e Lamborghini...”/ Britanikët ankohen për

“Diku tjetër, makinat kryenin rrotullime të rrotave ndërsa të rejat vishnin fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë. Fishekzjarre të fortë u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.  Imazhet ndezën zemërim te shoferët, me disa që i cilësuan festimet si ‘egoiste’.

“Me Porsche e Lamborghini...”/ Britanikët ankohen për

Një përdorues i Twitter tha: ‘Shqiptarët në Londër që festonin Ditën e Pavarësisë, bllokuan me egoizëm sheshin Strand dhe Trafalgar, ndërsa njerëzit dilnin nga teatrot në orën 22:00. Trafiku ishte i tmerrshëm, një orë vonesë.’

Një tjetër shtoi: ‘Një nga arsyet pse mu deshën shumë vite për të shkuar në shtëpi dje’, ndërsa një shofer paralajmëroi: ‘Mos shkoni poshtë qytetit, trafiku është një makth.’”- vazhdon artikulli.

“Me Porsche e Lamborghini...”/ Britanikët ankohen për“Me Porsche e Lamborghini...”/ Britanikët ankohen për“Me Porsche e Lamborghini...”/ Britanikët ankohen për

360grade.al

Km-ja dhe Doktori, më të gëzuarit e sotshëm të politikës shqiptare!

Të tjera