‘Dorëzohet’ Apeli i GJKKO-së/ Pranon kërkesën e SPAK-ut, jep arrest me burg për Alqi Bllakon

Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për masën arrest me burg për ish-deputetin e përfshirë në aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i kërkoi Gjykatës së Posaçme masë të re sigurie “arrest në burg” për Alqi Bllakon, por masa u refuzua dy javë më parë.

Pas refuzimit, SPAK iu drejtua Apelit të së Posaçëm, i cili sot rrëzoi vendimin e shkallës së parë duke vendosur masë të re “arrest me burg”.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”, thuhet në njoftim

360grade.al

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Të tjera