Frikë nga ndërhyrja në zgjedhje/ SHBA, agjencitë e inteligjencës ngrenë dyshime për Rusinë dhe Kinën

Zgjedhjet per kongresmenet ne SHBA  po afrojne por jane ngritur dyshime per ndërhyrje ruse dhe kineze.

Zyrtaret thone  se Rusia po punon për të cenuar integritetin e zgjedhjeve amerikane, ndërsa Kina është e interesuar të ndikojë në perspektivat e politikave në favor të Pekinit.

Ky shqetësim përputhet me një raport  amerikan  të zbulimit  I cili thekson se Kina ndoshta po kërkon të ndikojë në gara të caktuara zgjedhore për të “penguar kandidatët që perceptohen si kundërshtarë të Pekinit”.

Rusia po intensifikon përpjekjet për të ushtruar ndikimin e saj në temat përçarëse në internet, përfshirë përhapjen e dyshimeve rreth integritetit të zgjedhjeve amerikane, tha për gazetarët një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili refuzoi te identifikohej.

Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë identifikuar ndonjë kërcënim të besueshëm ndaj infrastrukturës zgjedhore, por paralajmërimi i agjencive të zbulimit vjen në kulmin e fushatës së zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin, ku një numër në rritje i kandidatëve dhe votuesve po shprehin hapur mungesën e besimit në proceset demokratike të vendit.

360grade.al

Në 6 Dhjetor çfarë do bëjë opozita? Protestë apo shëtitje në Bulevard? Lubonja vs Zheji

Të tjera