Horror në Greq/ Burri gjendet i vdekur me fytin e prerë me sharrë elektrike, dyshohet të jetë shqiptar

Një ngjarje horror ka ndodhur së fundmi në Greqi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një person është gjetur i vdekur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos.

Protothema.gr raporton se burri, rreth 35 vjeç, mund të jetë me origjinë shqiptare dhe është gjetur i vdekur me prerje në fyt, me siguri nga një sharrë elektrike me motor.

Deri tani të gjitha mundësitë për vdekjen e 35-vjeçarit po merren parasysh dhe më vonë pritet të hidhet më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.

360grade.al

Në 6 Dhjetor çfarë do bëjë opozita? Protestë apo shëtitje në Bulevard? Lubonja vs Zheji

Të tjera