Përplasje e dhunshme mes të dënuarve në burg, të paktën 15 të vdekur

Një përplasje mes të burgosurve në një nga burgjet më të mëdha të Ekuadorit, në Latacunga, ka lënë të vdekur të paktën 15v persona.

Agjencia kombëtare e burgjeve Snai tha se të burgosurit kishin luftuar me armë dhe thika, përpara se rojet të arrinin të rifitonin kontrollin. Shkaku i shpërthimit të dhunës nuk dihet ende, por erdhi pas regjistrimit të të dënuarve.

Ekuador ka pasur një sërë përplasjesh vdekjeprurëse midis bandave të drogës në burgje, teksa mediat vendase raportojnë se më shumë se 400 kanë vdekur në këto përleshje që nga viti 2020.

Mes të vrarëve në përleshjen në burgun Cotopaxi të Latacunga ishte një bos i dyshuar i bandës së drogës, Leandro Norero, icili ishte  arrestua në maj me akuzën e pastrimit të parave.

Luftërat e terrenit midis bandave ekuadoriane që luftojnë për kontrollin e rrjeteve fitimprurëse të kokainës kanë vënë një tendosje të madhe në sistemin e burgjeve me burime të pamjaftueshme dhe të mbipopulluara. Përplasja më e rëndë në burg ishte në qytetin port të Guayaquil në shtator të vitit të kaluar, kur vdiqën më shumë se 120 të burgosur.

360grade.al

Në 6 Dhjetor çfarë do bëjë opozita? Protestë apo shëtitje në Bulevard? Lubonja vs Zheji

Të tjera