Do vidhnin 100 mijë paund drogë në ‘shtëpinë e barit’ në Britani, por vranë shqiptarin dhe i plagosën të vëllanë, burg përjetë dy autorëve

Dy hajdutë janë dënuar me burg përjetë për vrasjen e një shqiptari gjatë një përpjekjeje për të rrëmbyer rreth 100,000 paund drogë nga një plantacion kanabisi. Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e 21-vjeçarit Renato Geci dhe plagosjen e vëllait të tij Vilson Geci, 29 vjeç.

Të hënën, dyshja u dënuan me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 19 vitesh.

Ata u dënuan gjithashtu me gjashtë vjet burg për plagosje dhe tre për vjedhje, për të vazhduar njëkohësisht me dënimin e përjetshëm.

Dy hajdutët hynë në një shtëpi në Granville Avenue, Hounslow, në perëndim të Londrës, më 22 mars të vitit të kaluar. Prona ishte baza e një operacioni “të sofistikuar” për të kultivuar më shumë se 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 95,000 paundësh. Smith dhe Sebran u ngjitën në një shkallë dhe përmes dritares së banjos hynë në banesë ku gjetën shqiptarët Renato Geci, dhe vëllain e tij Vilson Geci.

 

 

Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, dhe u përball me hajdutët, të cilët e spërkatën me një lëndë kimike në sy. Pas përleshjes me dy vëllezërit, njëri prej tyre humbi jetën, ndërkohë dy autorët u arrestuan pak më vonë.

Pas arrestimit të tij, Smith pranoi se do të vidhte lokalet dhe pretendoi se ishte sulmuar. Sebran i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij. Megjithatë, përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit që ishin ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.

360grade.al

Në 6 Dhjetor çfarë do bëjë opozita? Protestë apo shëtitje në Bulevard? Lubonja vs Zheji

Të tjera