‘Reago për fëmijën tënd’/ Prindërit njoftojnë për protestën e radhës pas mbylljes së kopshtit turk

Pas mbylljes së kolegjit së kolegjit ‘Mehmet Akif’, Ministria e Arsimit dhe Sportit dha urdhër në datën 15 shtator 2022 që të mbyllej edhe kopshti “Zubeyde Hanim”, pasi ishte pjesë e shoqërisë ‘Turgut Ozal Education’.

Prindërit të cilët dërgonin fëmijët për edukim në këtë institucion kanë kundërshtuar duke thirrur protestë kundër mbylljës së kopshtit nën sloganin “Reago për fëmijën tënd, Protesto për padrejtësinë!”

Protesta është thirrur në datën 29 shtator në orën 10:00 dhe do të nisë nga sheshi ‘Skëndërbej’ për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë.

Rama i mbylli këto institucione arsimore me urdhër të Presidentit turk, Erdogan, ndërsa një ditë më parë kreu i qeverisë u bë qesharak para mediave duke thënë se atij nuk i bën presion askush.

Image

360grade.al

Në 6 Dhjetor çfarë do bëjë opozita? Protestë apo shëtitje në Bulevard? Lubonja vs Zheji

Të tjera