Anëtar i një grupi kriminal, arrestohet në kufi shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar i shumëkërkuar është arrestuar nga Policia greke në pikën kufitare Kakavijë.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është kapur ditën e djeshme gjatë kontrollit të pasaportës nga Rajoni i Kontrollit te Pasaportave Kakavijë, në bashkëpunim me rajonin policor të Pogonit.

Bëhet me dije se ndaj këtij shtetasi kishte urdhër arresti nga Prokuroria e Patras për “krijim, pjesëmarrje dhe drejtim i një organizate kriminale” dhe “raste veçanërisht të dalluara të trafikut të drogës”.

360grade.al

A ka një ftohje Berisha-Meta? Çfarë fshihet pas?

Të tjera