“Jemi shokë o çuna, më falni”, policët në Tiranë arrestojnë kolegun pasi e kapën “tapë” në timon

Një punonjës policie me detyrë Specialist në sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

33-vjeçari me iniciale K. D., u ndalua në rrugën “Sulejman Delvina”, teksa drejtonte makinën tip “Mercedez Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.
Edhe pse kërkoi të tolerohet nga uniformat blu duke paraqitur dokumentacionin e policisë, efektivët e kanë shoqëruar.

Në njoftimin e bërë nga AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) bëhet me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

360grade.al

(VIDEO) Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në Ballkan, Zheji: Moska ka pësuar humbje! Ngjela: Vuçiç sheh nga Rusia, por Kosova është nën proteksionin amerikan!

Të tjera