FOTO/ ARRSH nxjerr pamjet; divanë të prishur dhe bidonë pa fund në anë të rrugëve

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend është një shqetësim madhor në Shqiperi.

Kultura e mbajtjes pastër të mjedisit ende nuk është në nivelet që duhet.

Pamjet e fundit që ka publikuar ARRSH e konfirmonë një gjë të tillë.

Në faqen e vet në facebook Autoriteti Rrugor publikoi pamje të hedhjes në pushimet e akseve kombëtare dhe në anë të rrugeve të tjera, të mbeturinave të shumta deri orendi shtëpiake si divanët e prishur dhe karriget.

ARRSH kërkon kujdes dhe apelon qytetaret dhe drejtuesve të mjeteve që të mbajnë pastër mjedisin.

Gjatë punës për mirëmbajtjen rutinë u konstatua se në shesh pushimet e akseve nacionale ishin hedhur mbeturina të shumta deri në orendi të vjetra shtëpiake. Autoriteti Rrugor Shqiptar ju bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës të mos hedhin mbeturina, të cilat ndotin ambientintokën, ajrin, ujin, ndikojnë në shëndetin tonë dhe prishin imazhin e vendit

 

 

360grade.al

(VIDEO) Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në Ballkan, Zheji: Moska ka pësuar humbje! Ngjela: Vuçiç sheh nga Rusia, por Kosova është nën proteksionin amerikan!

Të tjera