Kush ja vuri policëve pistoletën te koka në Elbasan? Zheji: Papleka, vrasës? Apo u vetëmbrojt?

Në emisionin ‘Pikat mbi i”, gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji kanë kthyer edhe një herë vëmendjen në ngjarjen e ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të 2019, ku mbeti i vrarë në Elbasan, Pjerin Xhuvani.

Sipas Zhejit kjo vrasje tronditi opinionin publik dhe ngjalli frikë, ndërsa thotë se vrasja është mirëfilli politike.

Nga ana tjetër gazetarja Lala u shpreh se nga ana e institucioneve nuk ka vullnet për zgjidhjen e kësaj ngjarje.

Zheji: Vrasje mirëfilli politike, s’ka rëndësi kush u vra apo kush e vrau, e gjitha kjo ndikoi politikisht dhe them se vazhdon edhe sot. Krijoi frikë dhe pasiguri të madhe.

Lala: Hetimet janë përmbyllur për një pjesë të ngjarjes, Arbër Paplekaj është tashmë i pandehur për vrasjen e Pjerin Xhuxhanit. A ka vullnet për ta zbardhur këtë ngjarje mendoj se nuk ka, sepse ka pjesë të errëta të kësaj ngjarje. Ne dimë se Arbër Paplekaj qëlloi, por nuk dimë nëse qëlloi i pari apo e qëlluan. Ne nuk dimë për cilat arsye drejtuesit e lartë të policisë lejuan degradim të situatës deri në armë zjarri. Sot që flasim ka kaluar një periudhë e gjatë, dhe ne nuk dimë se cilët janë dy personat që kanë qëlluar në drejtim të Paplekajt dhe mbështetësve të PD, dhe skandali është që policia ka pamje filmike, ka qenë vetë aty, dhe kjo pjesë nuk zbardhet. Cili është interesi i policisë apo prokurorisë për  të mos treguar se cilët ishin.

Një tjetër pikë e errrët ka të bëjë me krimin zgjedhor. A është duke hetuar Prokuroria e Elbasanit për një krim të mundshëm zgjedhor?

A është ky krim me mbështetje dhe ndikon politik?! Pa diskutim, sepse ky krim krijoi pasiguri në komunitet, mendoj se  ka ndikuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve. Janë tronditur themelet e demokracisë, e ndaj kjo dosje merr një rëndësi të veçantë.

Zheji: Një nga çelësat kryesorë për të kuptuar dinamikën e vërtetë të ngjarjes, është qëllimi. Çfarë qëllimi do kishte një prokurori apo polici në presion për të mos dhënë versionin e saktë të kësaj ngjarjeje.

Nuk e kuptoj pse deponimet e Paplekës, nuk është dhe aq publik. Sepse unë them se shancet që ai të ketë reaguar për vetëmbrojtje janë shumë të larta, sepse është një ish-ushtarak me medalje, nuk vjen nga bota e krimit… Paplekaj është çelësi i kësaj çështjeje.

Gazetarja Klodiana Lala pohoi se tashmë do të hapen ‘petët e larkorit’ në procesin gjyqësor.

Lala: Nesër petët e lakrorit do të hapen në proces gjyqësor. S’do të ketë vetëm një përgjegjës. grupi që erdhi në mbështetje të Mehmet Grecës, dominuan të gjithë territorin aty, ishin dominant ndaj grupit kriminal dhe ndaj policisë.

Zheji: Mendoj se ka disa pikëpyetje për këtë ngjarje. Në radhë të parë, mungesa e zgjidhjes së një krimi, ai i prillit në Elbasan. Do të thotë se është litar i varur. Nëse i këputet koka Meduzës. Nëse zbardhet mirë ky tumor, që përfundon me një ngjarje tragjike në Elbasan, do të kishim shpresë që të tilla ngjarje, procese, s’do kishte kurajo njeri që t’i bënte më. Mendoj se do të ishe në nder të PD dhe të kësaj force politike që pretendon të ndryshojë rregullat dhe të mundohet për një votë të lirë, të luftonte për nderin e Paplekës. Krimi politik.

 

360grade.al

A ka një ftohje Berisha-Meta? Çfarë fshihet pas?

Të tjera