Dëshmia e rëndë e ish-ndihmëses së Shtëpisë së Bardhë: Donald Trump e dinte që protestuesit në 6 janar kishin armë. Ja çfarë deklaroi ish-Presidenti

“Ish-presidenti Donald Trump e dinte se mbështetësit e tij ishin të armatosur me armë gjatë sulmit të 6 janarit 2021, në Kapitol, por këmbënguli që ata të lejoheshin”.

Deklarata u bë nga ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson, e cila ka deklaruar se Trump është shprehur se nuk i interesonte që ata kishin armë me vete.

“Dëgjova presidentin të thoshte diçka në kuptimin: ‘Nuk më intereson që ata kanë armë. Ata nuk janë këtu për të më lënduar. Hiqni detektorët metalikë. Lërini njerëzit e mi të hyjnë. Ata mund të marshojnë drejt Kapitolit nga këtu’”, tha ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson.

Dëshmia e re shpërthyese u transmetua gjatë një seance të papritur të martën. Hutchinson kujtoi se Trump ishte informuar nga Shërbimi Sekret se mbështetësit e tij kishin sjellë armë në tubimin e tij pak para sulmit në Kapitol.

Trump, megjithatë, me sa duket ishte i fiksuar në madhësinë e turmës dhe kërkoi që më shumë nga mbështetësit e tij të lejoheshin të anashkalonin detektorët metalikë për ta parë atë duke folur, dëshmoi Hutchinson.

360grade.al

Kush ja vuri policëve pistoletën te koka në Elbasan? Zheji: Papleka, vrasës? Apo u vetëmbrojt?

Të tjera