Nis heqja e rrënojave të supejahtit 6 mln paund, u shkatërrua nga një zjarr ndërsa ishte i ankoruar në port

Ka nisur puna për të hequr një superjaht të fundosur prej 6 milionë paundsh, të shkatërruar nga zjarri, ndërsa ishte ankoruar në një port në qytetin bregdetar në Devon.
Jahti mbante 8000 litra karburant kur mori flakë dhe përfundoi i zhytur në fund të portit Torquay.
Zjarri masiv shpërtheu më 28 maj dhe që nga incidenti, Autoriteti i Portit Torbay ka punuar me një kompani të specializuar për heqjen e rrënojave.
Pronari i jahtit mësohet se është një biznesmen vendas, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit me pushime dhe nuk dihet nëse ai është kthyer.
Heqja e karburantit të mbetur dhe ngritja e anijes duhet të përfundojë gjatë dy ditëve të ardhshme, thanë autoritetet.
360grade.al