Reperi i arrestuar pas sherrit të dhunshëm me Noizy-n, futet live në Instagram: Jam me Saimir Tahirin! Më pritën si personalitet (VIDEO)

 Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe edhe si Cllevio, ndodhet në të njëjtin burg ku vuan dënimin edhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Reperi përfundoi pas hekurave një ditë pas sherrit të dhunshëm me Noizyn.

Arsyeja e arrestimit të tij është se kishte thyer masën “arrest shtëpie” ditën që shkoi në Durrës dhe u përfshi në një sherr me Noizyn tek lokali i këtij të fundit.

Pir, siç duket Kleviol Ahmeti nuk i thyen rregullat vetëm jashtë qelisë, por edhe brenda saj.
Ditën e premte djeshme reperi ka hyrë live në Instagram bashkë me një vajzë. Live-i është regjistruar nga ndjekësit dhe një fragment ka bërë xhiron e rrjetit.
Në video dëgjohet Ahmeti i cili këndon disa vargje të këngës së tij të re. Më tej me anë të një story në Instagram, ai përshëndet shokët e tij të burgut që e pritën si “gango” siç pëlqen ta quaj veten reperi. Ndër to ai shkruan edhe për ish-ministrin Saimir Tahiri.

“Në mënyrë të veçantë përqafoj shokët e mi që i kam tek godina tjetër që më pritën si personalitet gango. Dhe të gjithë kakamat e sektorit tim. Gjithashtu të gjithë gangot dhe shokët që ndodhen në gjithë burgjet e Shqipërisë. Në veçanti gjujtëset e burgut 325. Ju dua goca dhe ju jeni më gango se këta pederastat që bëjnë videoklipe,”-shkruhet më tej në Instastory.

Ju kujtojmë që Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, të nesërmen reperit iu vendos një lëndë plasëse në lokalin e tij. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit teksa Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.

360grade.al

Kush ja vuri policëve pistoletën te koka në Elbasan? Zheji: Papleka, vrasës? Apo u vetëmbrojt?

Të tjera