Nuk i mbajnë dot duart larg njëri-tjetrit! Dj i famshëm puthje pasionante me të dashurën topless në publik

Calvin Harris dhe Vick Hope kanë shijuar çaste romantike së bashku në Ibiza. Dj me famë botërore dhe prezantuesja britanike u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në plazh, teksa marrin rreze dielli. Ndërkohë që thashethemet se çifti do fejohet vijojnë.
Në imazhet e publikuara, 32-vjeçarja shihet topless teksa i dhuron puthje pasionante partnerit të saj dhe duket se nuk e kanë aspak problem që janë në syrin e njerëzve.
Çifti u panë për herë të parë së bashku publikisht në Chelsea Flower Show muajin e kaluar, ku në dorën e majtë të Vick tregohej një unazë me diamant.
Prezantuesja dhe Dj mbajnë në fshehtësi marrëdhënien për 5 muaj. Ata u lidhën pas Calvin Harris u nda nga modelja Aarika Wolf, 27 vjeç, pas katër vitesh lidhje.
Një burim pohoi se Vick dhe Calvin janë të dashuruar dhe po planifikojnë dasmën e tyre.
360grade.al