VIDEO/ Ramë Lahaj takon në rrugët e Francës muzikantë shqiptarë

Tenori shqiptar Ramë Lahaj ka suprizuar ndjekësit e tij në Facebook teksa ka postuar një video duke kënduar këngë shqip së bashku me dy muzikantë shqiptarë. Bashkëngjitur videos Lahaj ka treguar se pas një dite të lodhshme provash në teatrin e Nancy të Francës është lumturuar kur ka dëgjuar dy muzikantë shqiptarë teksa këndonin muzikë shqip.

“Për më shumë se një muaj provash të gjata e të lodhshme të produksionit të ri të Tosca-s këtu në Nancy të Francës, sot shpirti më gjeti qetësinë kur mbas një dite të ngarkuar me të dalë nga Teatri gjej dy muzikant shqiptarë që po luanin muzikën e bukur Shqipe, e unë si amator i saj, patjeter që u ula të shuaj mall bashkë me ata… Zoti u bekoftë kudo që jeni miq, e paçi një fundjavë të lumtun me ma të dashtunit tuaj”-shkruan Lahaj në Facebook.

360grade.al

Kush ja vuri policëve pistoletën te koka në Elbasan? Zheji: Papleka, vrasës? Apo u vetëmbrojt?

Të tjera