Çfarë po ndodh me Trejsin?!/ Modelja seksi shfaqet e mbuluar “kokë e këmbë”

Trejsi Sejdini është një nga personazhet e showbizit, e cila përflitet shpesh për format e saj trupore.
Së fundmi Miss ka zgjedhur destinacionin e preferuar të “vipave”, Mykonos për të kaluar disa ditë pushimi. Trejsi është shumë aktive në rrjetin e saj instagam ku numëron mbi 500 mijë ndjekës.
Edhe gjatë këtyre ditëve të relaksit, ajo nuk ka harruar të ndajë më ndjekësit e saj disa foto të “nxehta” nga ishulli grek. Por çfarë bëri përshtypje në fotot e fundit ishte stili i bikinive që kishte zgjedhur të vishte.
Modelja mban veshur një palë bikini të thjeshta të zeza, e sipër tyre një fustan rrjetë gri, rrjetë të cilën ka mbuluar edhe kokën. Të jetë ky një trend i ri i rroba banjove këtë vit?
360grade.al