Gafa e fundit: Amber Heard ‘mbajti shënime’ në gjyq pa e prekur fare fletën

Argumentet përmbyllëse u prezantuan në gjykatë dhe juria më në fund ka filluar diskutimet në betejën e famshme për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard.

Gjyqi i shumë përfolur për shpifje të Johnny Depp dhe Amber Heard ka mare mjaft vëmendje dhe videot nga gjyqi janë bërë virale çdo ditë. Së fundmi, fjalët përfundimtare u prezantuan në gjykatë dhe Heard edhe një herë arriti të tërhiqte vëmendjen, por për një arsye shumë të çuditshme. Videot tregojnë Heard duke shkruar në bllokun e shënimeve dhe kanë pushtuar internetin. Përdoruesit e rrjetit besojnë se Heard po pretendonte ta bënte këtë për kamerat. Në fakt, në disa video nga afër, shihet se stilolapsi i Heard-it nuk po prekte as bllokun e shënimeve.

Që nga postimi, videoja është bërë virale dhe ka arritur të mbledhë mbi 780 mijë shikime. Përdoruesit e rrjetit kanë bombarduar seksionin e komenteve duke shprehur pikëpamjet e tyre. Ndërkohë, disa kohë më parë përdoruesit e mediave sociale pretenduan se Heard dukej se po pozonte për një fotografi ndërsa qante gjatë dëshmisë së saj.

Më parë, një hamendje e ngjashme kishte ndodhur nëse Johnny Depp “me qëllim” shmangte shikimin e Amber Heard gjatë dëshmisë së saj. Amber Heard vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik, i tha një psikolog jurisë, për shpifjen prej 50 milionë dollarësh të Johnny Depp, kundër Amber mbi shkrimin e saj të Washington Post 2018 mbi dhunën në familje

360grade.al

Kush ja vuri policëve pistoletën te koka në Elbasan? Zheji: Papleka, vrasës? Apo u vetëmbrojt?

Të tjera