Oficeri i policisë ra në humnerë/ Ambasada amerikane: Shqipëria na kërkoi ndihmë, dërguam helikopterin e KFOR-it për ta shpëtuar

Ambasada amerikane ka treguar detaje nga shpëtimi i oficerit të policisë i cili u rrëzua dhe ra në humnerë në një zonë malore të fshatit Shosh të Dukagjinit një ditë më parë. 

Sipas ambasadës amerikane, menjëherë pas ngjarjes autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë dhe në bashkëpunim me KFOR-in është dërguar një helikopter Black Hawk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it i udhëhequr nga NATO. Me anë të këtij helikopteri u bë i mundur edhe nxjerrja e oficerit të plagosur.

Sot (28 maj 2022), pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Hawk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Hawk në shpëtimin me ngritje, nxorri në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj në rrjetin social në Facebook.

360grade.al

Cikli i vrasjeve të fundit! Mbyllja e gojës me plumb, nga frika e të “penduarve” të SPAK-ut

Të tjera