Scholz dhe Macron thirrje Putinit: Negocio seriozisht me Zelensky-n dhe tërhiq trupat ruse nga Ukraina

Liderët e Francës dhe Gjermanisë i kanë kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të nisë menjëherë negociatat me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyn.

zelennnGjatë bisedës së tyre 80 minutëshe Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron i kërkuan Putinit “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse”.

Macron dhe Scholz i bënë apel shefit të Kremlinit që të ketë negociata serioze të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin.

Këshilltari presidencial ukrainas dhe negociatori i bisedimeve të paqes Mykhailo Podolyak tha më herët se çdo marrëveshje me Rusinë nuk mund të jetë me besim të ndërsjellë.

“Çdo marrëveshje me Rusinë nuk vlen asnjë qindarkë. A është e mundur të negociosh me një vend që gënjen gjithmonë në mënyrë cinike dhe propagandistike?” , u shpreh ai, përmes një mesazhi në Telegram.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën pas ndërprerjes së bisedimeve të paqes, me negociatat e fundit të njohura ballë për ballë më 29 mars.

360grade.al

Cikli i vrasjeve të fundit! Mbyllja e gojës me plumb, nga frika e të “penduarve” të SPAK-ut

Të tjera