Karrige të përmbysura, gjak e kaos, brenda lokalit ku iu bë atentat të riut shqiptar Ergys Dashi. Rrjedha kronologjike se si ndodhi vrasja (VIDEO)

Karrige të përmbysura, gjak, rrëmujë e kaos. Këto janë pamjet që vijnë nga lokali në qytetin Guayaquil, ku mbeti i vrarë nga një atentat 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi.

Siç shihet dhe nga pamjet, Dashi, është duke darkuar me një person, ku një i tretë me buqetë lulesh në duar afrohet drejt tyre. Ai sapo afrohet shumë pranë Dashit, e qëllon këtë të fundit me një plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. E shpejtë është kundërpërgjigja e personit që shoqërohej 34-vjeçari, i cili tenton të godasë me karrige autorët.

Këta të fundit, i përgjigjen me të shtëna armësh, që për fat të mirë, nuk regjistruan viktima të tjera. Kujtojmë që Dashi ishte një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2014 ai ishte arrestuar për drogë në Itali, në një operacion që çoi prapa hekurave 32 persona.

Dyshohet se dhe motivi i vrasjes të jenë pazaret e prishura të drogës mes grupeve kriminale që operojnë në Amerikën Latine.

360grade.al

Drejtori i Tatimeve fajdexhi, Zheji: SPAK ta hetojë. Lubonja: Këta me vila…

Të tjera