Masat e ashpra nga Kosova kundër Covid, të hënën organizohet protestë në Morinë

Nesër do të organizohet një protestë paqësore në doganën e Qafë Morinës në kundërshtim të masave të qeverisë së Kosovës për hyrjen e qytetarëve të vaksinuar me doza ose me dy të tilla bashkë me testin PCR.

Njoftimi është bërë nga Rakip Matmuja, organizator i protestës, shofer i linjës së transportit Kukës-Prizren. Në këtë njoftim, u kërkohet të gjithë banorëve të Kukësit që të marrin pjesë në këtë grevë paqësore, e cila nis nesër në orën 10:00.

NJOFTIMI
Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022, në orën 10:00 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë Doganës së Morinit për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e qeverisë së Kosovës.

Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike, por paqësore në shërbim të komunitetit.

360grade.al

Drejtori i Tatimeve fajdexhi, Zheji: SPAK ta hetojë. Lubonja: Këta me vila…

Të tjera