Vrau 77 të rinj/ Palestër, televizor dhe playstation, luksi në burgun ku qëndron “monstra” e Norvegjisë, Breivik

Vështirë se emrin i Andres Breivik të harrohet lehtë nga kujtesa e njerëzve. Ai ka kryer ndoshta një nga masakrat më të mëdha të historisë, duke vrarë 77 persona në sulmin e kryer në Oslo.

Edhe pse shfaqet i qetë në çdo intervistë, ka bërë shenja naziste apo është shprehur se nëse do dalë do ta bëjë sërish një masakër të tillë, novegjezi mbahet në kushte të mira në burgun ku ndodhet.

Kjo, pasi sistemi i burgjeve në Norvegji, fokusohet më shumë në rehabilitimin e të burgosurve sesa në dënimin që duhet vuajtur ata.

Përveç kompjuterit, Breivik ka televizorin e tij, PlayStation 2, e madje ka kërcënuar me grevë urie nëse nuk ia sjellin PlayStation 3.

Ai mundet të dalë për ajrosje kur të dojë, të përgatisë ushqim e madje të bëjë dhe ëmbëlsira për të burgosurit e tjerë.

Të gjitha këto liri i gëzon brenda burgut, shkruan BBC. Pavarësisht masakrës ai është dënuar me 21 vite burg.

foto galeri foto galeri foto galeri

 

360grade.al

Drejtori i Tatimeve fajdexhi, Zheji: SPAK ta hetojë. Lubonja: Këta me vila…

Të tjera