» Konkurron ‘denjësisht’ Ndragheta-n, prokurori italian flet për mafian shqiptare: Janë mizor dhe të egër

Konkurron ‘denjësisht’ Ndragheta-n, prokurori italian flet për mafian shqiptare: Janë mizor dhe të egër

Një investigim zbuloi pak kohë më parë, se “Ndrangheta” ka një konkurrent të ri në tregun e kokainës në Evropë. Bëhet fjalë për krimin e organizuar shqiptar, i cili po krijon lidhje gjithnjë e më të forta me kartelet kolumbiane.

Tregu për të cilin ata konkurrojnë është mjaft fitimprurës nëse marrim parasysh se konsumi i pluhurit të bardhë është rritur për më shumë se një dekadë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas raportit, roli i luajtur historikisht nga ‘Ndrangheta’ tani po kalon në duart e organizatave të tjera dhe në 10 vitet e fundit, grupet shqiptare janë rritur më shumë se ndonjëherë. Sipas raportit të Europol, duket se këto shoqata tani janë në gjendje të menaxhojnë rrjete të mëdha shpërndarëse në Evropë me një shkallë koordinimi ndërkombëtar dhe të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine. Që nga viti 2012, grupet shqipfolëse janë bërë jashtëzakonisht me ndikim në portet kryesore në Amerikën Latine (Venezuelë, Brazil, Kolumbi dhe Ekuador) dhe në Evropë (Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Spanjë).

Por a ka një mafia shqiptare?

Gjyqtari i antimafias italiane, Pietro Grasso, deklaroi për emisionin “Zona Zero”, se krimi i organizuar shqiptar është shumë i egër dhe mizor.

Gjithsesi, sipas gjyqtarit të famshëm, nuk bëhet fjalë për mafia në kuptimin si organizohet Cosa Nostra, edhe pse bandat shqiptare kanë aktivitet në gjithë botën.

“Bëhet fjalë për një kriminalitet të organanizuar, shumë të egër, mizor. Merret me trafiqe të mëdha, në të gjithë botën. Është futur në tregun e drogës në një stil madhështor. Por nuk më duket se kishte një njesi si Cosa Nostra. Flitet për grupe kriminale të organizuara, por jo si mafia italiane”, tha Grasso.

Kujtojmë se sipas një raporti të Europol, shqiptarët kontrollojnë pjesë të mëdha të tregut të kokainës dhe në Europë kanë interes të fortë në Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Bullgari dhe Greqi. Por për arsye logjistike dhe afërsie, vendi ku lulëzon biznesi i jashtëligjshëm i mafias shqiptare është Italia.

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera