» Një 39-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij. Dyshimet e policisë për ngjarjen

Një 39-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij. Dyshimet e policisë për ngjarjen

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, ku jetonte i vetëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libonik në Maliq, ndërsa policia thotë se persona njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera