» Ben Ahmeti shpreh shqetësimin: Përse kryeministri rri më shumë në ajër se në tokë?

Ben Ahmeti shpreh shqetësimin: Përse kryeministri rri më shumë në ajër se në tokë?

Të jesh zëvëndës është një hall i madh, përveçse një nder i madh. Sidomos kur duhet të firmosësh e të firmosësh, gjithë kohës. Herë gjëra delikate dhe gjëra koti, po firma firmë mbetet. Kur ndërkohë kryeministri ka filluar të rrijë më shumë në ajër se sa në tokë. Më shumë jashtë Shqipërisë, se sa brenda saj.
Në fillim, Ahmetin, kjo gjë e gëzonte, sepse në mungesë të kryeministrit ay, ndjehej vetë i pari. Ndonjëherë thuhet se ay, edhe ka ëndëruar ndonjë aksident ajror madhor, me super bujë me një fjalë! Që do ta bënte të ndjehej number One. Por pastaj Ben Ahmeti, pendohej. Pendohej, por nuk rrëfehej. Megjithatë ay, dikur e kuptoi përsenë e udhëtimeve të pasosura të kryeministrit: lidhej me zhvillimet në PD. Për të cilat zhvillime, askush nuk duhet të thoshte që Km, ka gisht.
Ndërkohë, pasi arriti ta kuptojë “përsenë”, Ben Ahmeti vazhdoi të firmoste plot gëzim, sepse kur tu vinte rradha demokratëve të vinin në pushtet, mëkatet, ose e shumta e tyre, do të kishin rënë ndërkohë në parashkrim… “Rroftë Doktori!” pëshpëriti me vete krejt i qetë…

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera