» Ku shkuan 3.5 milion eurot? Roli i Bashës, Berishës dhe Ramës. Zheji/Lala dekriptojnë

Ku shkuan 3.5 milion eurot? Roli i Bashës, Berishës dhe Ramës. Zheji/Lala dekriptojnë

Analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala kanë komentuar ditën e sotme deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e ‘Toyota Yaris’ dhe akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha. Zheji tha për emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ se Berisha kërkon që të bëjë ‘pis’ Bashën.

Duke u ndalur te deklaratat e Berishës, sipas Zhejit, i bie që ish-kryeministri nëse e ka ditur përfshirjen e kreut të PD në këtë çështje, ‘është po aq fajtor, në mos ka ndarë edhe paratë me të’.

Ndërkohë, gazetarja Lala tha se politika e ka rikthyer këtë çështje sipas interesit. Ajo shtoi se politika mbyll sytë sa herë i intereson.

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera