» Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Nga Artur ZHEJI

 

Sot, 15 Nëntor 2021, dëgjova dy sulme paralele ndaj Bashës. Paradite në Kuvend, ishte vetë Rama. Dhe ai u bë copash për të zvogëluar me sa mund, akuzat e liderit të Opozitës, kundër buxhetit, kundër PPP-ve, sipas axhendës së punës së seancës.
Mbasdite, në një konferencë për shtyp, ishte Sali Berisha, që ndërkallur ndërmjet Foltores që shkoi dhe Foltores që vjen, i pangopur në komunikim publik, bëri edhe këtë konferencë kundër Bashës. Kundër ish Lulzim Bashës së tij të shtrenjtë, që tani, Berisha e thërret me përkëdheli “Peng-Basha” apo “Peng-Kryetari”. Madje koha e zgjedhur për këtë konferencë, përkon enkas edhe me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, që ka mbledhur kryetari legjitim Lulzim Basha.
Çfarë po ndodh? Është ky një teatër, apo, bëmë si bëmë dhe Berisha dhe Rama, po koordinohen përsëri?
Seicili me përfitimet e veta, nënkuptohet! Ashtu si edhe ndodhi në fushatën e “Mjaft” kundër Fatos Nanos, fushatë e cila, me sa më kujtohet furnizohej me “protestues” nga kryeorganizatori i asaj kohe, Shaban Memia, i cili e mbushi “Mjaft”-in, mjaftueshëm me të rinj zemërzjarrtë demokratë dhe anti-Fatos Nano, në drejtimin e regjisë së Ramës.
Edhe në vitin 2008, Rama dhe Berisha, bashkuan miqësisht votat, për ndryshimet kushtetuese, që koha rrëfeu, se ishin ndryshime shkatërrimtare për jetën politike pluraliste dhe, sigurisht me përfitim dypalësh Rama-Berisha.
Kjo është përputhja e tretë, ndërmjet të dyve. Kundër Lulzim Bashës, kësaj rradhe.
Rama do copëtimin përfundimtar të Partisë Demokratike, ku edhe po e çon ky proces.
Berisha, kërkon timonin e njerës copë të Partisë, që ta përdorë, për atë çka i duhet, në “planin e tij”, për kryerjen e “revolucionit demokratik”, që Doktori ka në mendje.
Sigurisht, si një kartë shkëmbimi për negociatat e ardhshme gjeopolitike. Por kjo është një çështje tjetër…
Ndërkohë Rama merret me balona tabake kundër Bashës dhe… Por edhe kjo është një çështje tjetër.
Me sa duket Lulzim Basha ja paska mbërritur qëllimit… Por edhe kjo, do të kthjellohet së shpejti. Por duhet të rrjedhë ende kohë…

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera