» 120 mijë euro drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

120 mijë euro drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali në Albisola Superiore për trafik droge.

Nga kontrolli në banesë, atij i është gjetur një sasi prej 3.5 kg kokainë e ndarë disa qese gati për shitje.Sipas mediave italiane, sasia e gjetur kapte shifrën e 120 mijë eurove. Në banesë iu gjetën dhe materiale që shërbenin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu autoritetet italiane kanë nisur procedim penal për të motrën e shqiptarit për bashkëpunim në trafikun e kokainës.

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera