» Përgjimet/ “E pashë në lavazh, më pëlqeu”! Polici fiksohet pas vajzës me “Toyota Yaris”, “fundos” edhe kolegët, si i zbuluan të dhënat e saj

Përgjimet/ “E pashë në lavazh, më pëlqeu”! Polici fiksohet pas vajzës me “Toyota Yaris”, “fundos” edhe kolegët, si i zbuluan të dhënat e saj

“BalkanWeb” sjell të tjera përgjime të dosjes së Prokurorisë për punonjësit e arrestuar të policisë, të cilët lejonin aktivitete dhe dasma pas orës policore, duke abuzuar me detyrën.

Në dosjen hetimore të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala është edhe një bisedë, ku zbulohet se si policët nxjerrin të dhënat personale të njerëzve.

“Punonjësi i policisë, Durim Muraj, me detyrë trup shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë. Numri i këtij shtetasi është vënë në përgjim me vendim gjykate. Në datën 09.08.2021, ora 17:00, këtë shtetas e telefonon kolegu i tij, Jon Burri, i cili i kërkon t’i japë të dhëna të plota për një automjet me targa XX dhe pronaren e tij, pasi e kishte parë në një lavazh dhe e kishte pëlqyer si femër. Fillimisht Durim Murja stepet se për të bërë këtë veprim duhet krijuar një numër unik në sallën operative, por më pas nëpërmjet koleges së tij, Matilda Hamollari, ku kjo e fundit telefonon në sallën operative të Komisariatit të Policisë Nr. 1, nxjerrin të dhënat e plota të automjetit me targa XX, si emri i pronares A. C., dhe lloji i automjetit “Toyota Yaris” dhe ja transmetojnë shtetasit Jon Burri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Ndërkohë, në dosje sqarohet se për këtë çështje është thirrur në polici për t’u marrë në pyetje edhe shtetasja A.C., e cila shprehet se nuk ka autorizuar askënd të hyjë në të dhënat e saj personale, dhe ndihet e shqetësuar që ky fakt ka ndodhur dhe kërkon që të zbulohet e vërteta.

 

 

Kështu, efektivët Hamollari dhe Murja i siguruan kolegut të tyre të dhënat e qytetares, për të cilën i ‘kishte shkreur në kokë’ duke shkelur ligjin për të dhënat personale./bw

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera