» “Ka të dhëna për politikanë të kapur në përgjime me kriminelë”- Sekretari i Përgjithshëm i PD: Një ish-ministër kishte shtëpi në Tiranë e Lalëz dhe deklaronte 0 pasuri!

“Ka të dhëna për politikanë të kapur në përgjime me kriminelë”- Sekretari i Përgjithshëm i PD: Një ish-ministër kishte shtëpi në Tiranë e Lalëz dhe deklaronte 0 pasuri!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dha detaje mbi amendamentin e demokratëve për Vetingun e politikanëve.

Duke folur në emisionin “Opinion” Bardhi tha se SPAK jo vetëm që do të verifikojë nëse pasuria e politikanëve është e ligjshme apo jo, por do të nisen hetime penale.

Ndër të tjera Bardhi u shpreh se: “Organet ligjzbatuese shqiptare në këtë moment që flasim disponojnë të dhëna të plota për politikanë që bashkëveprojnë….që kapen në përgjime me eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar”.

Sekretari i Përgjithshëm tha se një ish-ministër kishte shtëpi në mes Tiranës dhe Gjirit të Lalzit dhe deklaronte 0 pasuri.

Një ish-ministër që ka qenë në ministri shumë kohë, jo shumë larg përpara, kishte shtëpi në mes Tiranës, shtëpi në Gjirin e Lalzit. E shoqëronte Garda në shtëpinë këtu dhe regjistronte Garda: “E mora ministrin nga filan shtëpi thoshte, e çova në fundjavë në filan shtëpi në Gjirin e Lalzit”. Dhe ministri në deklaratatët e pasurisë deklaron që ka zero pasuri. Nëpërmjet këtij procesi, ky ministri nëse e ka shtëpinë në emër të Gazment Bardhit, do verifikohet si e bëri shtëpinë Gaz Bardhi“, tha ai.

Besoj që nuk ka shqiptar, socialist dhe demokratët, që nuk kërkon që politikanëve dhe zyrtarëve të lartë publik tu bëhet verifikimi i pasurive dhe lidhjeve me krimin e organizuar. Praktika na ka treguar se sot kemi zero politikanë, deputetë, ministër, zyrtarë të lartë…Sepse mekanizmat që ka në dorë  ILDKP-ja janë të pamjaftueshme për një verifikim të thelluar të pasurisë së një politikani”, u shpreh Bardhi.

Që drejtësia të veprojë duhet të ketë disa indicje apo të thëna, qoftë edhe publike. Së pari është realitet që sot në politikën shqiptare ka politikanë që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre. Drejtësia nuk i ka verifikuar deri më tani. Nuk kemi bërë strukturë mbi strukturë. Struktura që do kryejë vetingun e politikanëve sipas amendamenteve të PD nuk ka vetëm funksionin të konstatojë  që një politikan nuk ka pasuri, por është e detyruar të nisë hetim penal për veprat penale që janë konsumuar. Nëse marrim 1.5 mln dhe shpenzojnë 2.5 mln për shkollimin e fëmijëve, në atë moment hyjnë në verifikim, ata kushërinjtë, të afrimit. Është moment të ndajmë shpifjen nga e vërteta, kush ka pasuri të paligjshme dhe kush nuk ka”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera