» Këngëtari që do të përfaqësojë Britaninë në Eurovision do të zgjidhet nga Dua Lipa

Këngëtari që do të përfaqësojë Britaninë në Eurovision do të zgjidhet nga Dua Lipa

Ekipi i Dua Lipës dhe Lana Del Rey do të zgjedhë kandidatin e Mbretërisë së Bashkuar për “Eurovision Song Contest 2022”. Tap Management, që menaxhon gjithashtu Ellie Goulding dhe Hailee Steinfeld do të marrë përsipër përzgjedhjen e konkurrentit që do të përfaësojë vendin në festivalin evropian.

Bashkëthemeluesi i kompanisë, Ben Mawson tha: “Ne jemi vërtet të ngazëllyer që po bashkohemi me BBC për këtë ngjarje dhe do të përdorim Eurovision për të pasqyruar dhe festuar në mënyrë autentike talentin e pasur, të larmishëm dhe të klasit botëror për të cilin Mbretëria e Bashkuar është e njohur globalisht.”

Ky lajm vjen pasi James Newman që përfaqësoi Britaninë u rendit në vendin e fundit në konkursin e këtij viti. Eurovision 2022 do të mbahet në Torino. Italia fitoi nderin e organizimit të eventit të radhës pasi grupi i rock-ut Måneskin, triumfoi me këngën e tyre “Zitti e Buoni”.

Italy Eurovision winners return home to cheers, a drug test

360grade.al

Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën?

Të tjera