» Policia publikon videon: Ky është aksioni i forcave speciale me helikopterë dhe snajper për kapjen e Aldi Ramës

Policia publikon videon: Ky është aksioni i forcave speciale me helikopterë dhe snajper për kapjen e Aldi Ramës

Policia ka publikuar ditën e sotme pamje nga operacioni për kapjen e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili vrau oficerin e policisë kriminale Lezhë, Saimir Hoxha ditën e sotme.

Në pamjet e publikuara nga Policia shihen helikopteri që fluturon në zonën ku fshihej Aldi Rama, si edhe forcast RENEA të pozicionuara me snajpera gati për ndërhyrje.

I riu është gjetur disa orë pas kërkimeve nga policia dhe forcat RENEA. Aldi Rama qëlloi veten në kokë me armën që vrau efektivin e policisë.

Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Lezhës por më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Aktualisht i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa mësohet se ndodhet i intubuar dhe me frymëmarrje të drejtuar.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera