» Kroacia urdhër punonjësve shëndetësorë: S’do lejoheni në punë dhe s’do merrni rrogën, nëse nuk do të vaksinoheni!

Kroacia urdhër punonjësve shëndetësorë: S’do lejoheni në punë dhe s’do merrni rrogën, nëse nuk do të vaksinoheni!

Kroacia do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të sektorit shëndetësor që të vaksinohen apo të kenë test negativ për koronavirus, duke nisur nga java e ardhshme.

“Ata që nuk duan të vaksinohen, të testohen apo nuk e kanë tejkaluar koronavirusin, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e punës dhe nuk do të marrin pagën”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një transmetim televiziv.

Ai ka thënë të martën se certifikatat për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, do t’iu kërkohen nga 4 tetori edhe pacientëve, të cilëve nuk iu duhet trajtim urgjent.

Kroacia ka raportuar të martën 1,061 raste të reja me koronavirus dhe tetë viktima.

Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.

Aktualisht janë mbi 7.000 raste aktive dhe 738 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters./rel

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera