» Vrau policin, 21-vjeçari në luftë për jetën, i intubuar dhe me plagë të mëdha në kokë. Mjeket presin…

Vrau policin, 21-vjeçari në luftë për jetën, i intubuar dhe me plagë të mëdha në kokë. Mjeket presin…

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me gjendjen shëndetësore të 21-vjeçarit Aldi Rama, autor i vrasjes së efektivit të policisë së Lezhës, Saimir Hoxha. I riu ndodhet në spitalin e Traumës, pasi tentoi t’i jepte fund jetës, duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

Në një lidhje live për ‘News24’ nga spitali i Traumës, gazetari Erjon Skëndaj tha se i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai është intubuar dhe në gjendje koke me frymëmarrje të drejtuar, ndërsa ka një plagë të madhe në kokë.

Skëndaj tha se duke mjekët nuk garantojnë ecurinë e operacionit, pasi gjendja në intubim nuk e lejon kryerjen e tij. Ajo çka presin bluzat e bardha është përmirësimi i parametrave jetike të 21-vjeçarit dhe më pas futja e tij në operacion.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera