» Kryeministri na e shpjegoi Mandatin e tij të Tretë: “Theqafje (largim nga sytë këmbët) e shqiptarëve nga Shqipëria dhe…

Kryeministri na e shpjegoi Mandatin e tij të Tretë: “Theqafje (largim nga sytë këmbët) e shqiptarëve nga Shqipëria dhe…

Tritan Kalo

Kohë kovidiane…..28.09.2021…..KM mbrëmë në “OPEN” të Eni Vasilit qartazi u shpreh se Mandati i tretë qeverisës do të jetë vijimësi i dy të parave….”BALLKANI i HAPUR” është objektivi i tij kryesor, për realizimin e “katër lirive të BE-së”. Liria e parë ajo e lëvizjes, na e bën edhe më të mundëshme vijimësinë e theqafjes sonë në emigracion….Sa më pak shqiptar në Shqipëri aq më pak edhe shqetsime për ta si dhe për vendin e tyre, të cilin ata rreken ta qeverisin si Pusht-Shtetar, por jo si SHTETAR…..Shtetari mendon për brezat që vinë dhe jo vetëm për Pushtetin e Mandateve Qeverisëse…Do i mbetet më shumë kohë për “Zgjidhjen e shqetsimeve rajonale të Ballkanit të hapur si dhe të atyre globale”. Me fat që kemi Lider të tillë të kalibrit të LIDERIT GLOBAL!!!…Sa për varfërimin e shumicës së popullatës nga rritja progresive e çmimeve, të kostos së jetës së përditëshme, të çmimeve të shërbimeve dhe të strehimit, apo pasiguria e jetës dhe mos zgjidhja e problemeve nga një sistem i asfiksuar dhe korruptiv i drejtësisë, këto përbëjnë probleme dhe shqetsime për ta e jo për Qeveriun. “JU vetë e zgjodhët Kapitalizmin” (ER), dhe Qeveritë e Demon-kracisë prej mëse 30 vitesh po na sqarojnë se shumica jonë edhe pa bukë do të mbetet, POR së paku “politiqenërit tanë ish kacidhjarë e ish brekëgrisur si para 1945 ose para 1990-ës”, do vijojnë të pasurohen dita-ditës me ato çka na përkasin të gjithëve, sepse në këtë SISTEM SOCIO-POLITIKO-EKONOMIK të tilla janë rregullat që pakica e individëve konformistë e puthadorës, pjestarë të “oborreve qeverisëse të rradhës”, të korruptuar dhe korruptues, të pa ndjeshëm për shqetsimet e popullatës, do të mbrothësojnë pambarimisht dhe NE “il poppolo Albanese”, le TË VIJOJMË DELEZIMIN PAS LIDËRVE TANË POLITIK MAVI, BLU APO ROZË, si dhe marshimin tonë të pandalshëm drejt varfërimit tonë të përditshëm….Nga ana tjetër OPOZITA, që është shpresa për mbështetjen e popullatës në përballjen e saj me “çamarokllëqet” e Qeveriut, ka në rrallë të parë hallet e veta se kush do tia fusi kujt, kurdoherë sipas modelit “bizantin” të organizimit tonë socio-politik. Braktisi për dy vjet betejën në “PARLA-PA-MENTIN” Shqiptar si dhe zgjedhjet vëndore, dhe ky qëndrim po paguhet keq prej saj e përkrahësve të saj, dhe jo vetëm atyre….NE jo të pakët në “grigjën shqiptare” mbetëm ish-pronarë si para edhe pas vitit 1990-të, e për NE as në këtë mandat qeverisës NUKU do ketë ndryshim të statusit dhe zgjidhje afatgjatë të çështjes së pronave…”Ma mirë do bëhet” thoshte dikur një kolegu ynë kur e pyesnin për të sëmurët rëndë, sepse nuk ishte në dijeni të faktit, që ata kishim ndruar jetë gjatë natës dhe ishin tashmë pranë të Plotfuqishmit….Një gjë është tejet e sigurtë: NARSICIZMI e DELIRI i MADHËSHTISË i drejtuesve tanë politikë si Majtas edhe Djathtas sa vjen e rriten, falë ndryshimeve Kushtetuese të Prillit 2008, që u jep atyre fuqi të pa kontrollueshme duke e transformuar DEMOKRACINË liberale të vërtetë në PARTITOKRACI….Majakovski paska patur plotësisht të drejtë kur e njësonte Partinë me Individin drejtues të saj….TË LUMËT NA!!!

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera