» Edhe pak rikthehet Saimir Tahiri? Kush gëzohet dhe kush po trembet në PS?

Edhe pak rikthehet Saimir Tahiri? Kush gëzohet dhe kush po trembet në PS?

Vendimi i sotëm i Gjykatës së lartë, është pozitiv për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prej disa vitesh tashmë, në qetësi dhe në urtësinë e një “leopardi”, Tahiri, po largon nga vetja, kleçkat problematike me drejtësinë dhe po e pastron tërësisht staturën e tij politike. Koha dhe trysnia e madhe që kaloi dhe po kalon “Sajmja”, nuk ja kanë ndryshuar ish ministrit të brendshëm: “kodet” e sjelljes dhe mirësjelljes, kodet e fjalës dhe kodet e heshtjes institucionale dhe jo vetëm…
Por atij, rrethanat politike dhe jeta, ja solli vështirësitë e mëdha që në fillim, sepse ai morri mbi shpinë peshë të madhe dhe risk të madh për Partinë Socialiste dhe personalisht për Ramën. Por nuk munguan edhe socialistët e fuqishëm, të cilët bënë çfarë është e mundur që “rrëzimi mbi gju”, të shndrrohej në rrokullsje në greminë. Të cilën gremisje, duket qartazi që Tahiri e ka bllokuar me sukses dhe ndoshta po përgatit rikthimin.
Një rikthim të ngjashëm me atë të Montekristos, ku do të çojë sigurisht përpara: “ca sfida që I ka lënë artificialisht përgjysëm!”… Disa të rëndësishëm në PS, kanë filluar të dridhen që tashti, mbasi kanë frikë reale nga “Rikthimi!”…

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera