» “Po mjaft o mjaft bëtë kot!”/ Artan Fuga mesazh të fortë: Kjo është e turpshme

“Po mjaft o mjaft bëtë kot!”/ Artan Fuga mesazh të fortë: Kjo është e turpshme

Akademiku dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Artan Fuga ka reaguar me tonë të ashpra, në drejtim të klasës politike në Shqipëri, për të cilët thotë se bëjnë cirk në Kuvendin e Shqipërisë dhe luajnë teatër për të treguar se tensioni pushtet – opozitë është i fuqishëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga i cilëson qesharake dhe të turpshme sjelljet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Vazhdon cirku në Kuvendin e Shqipërisë.

E turpshme.

Dhe duam të na pranojnë në BE.

Mbledhjet e komisioneve dështojnë se shumica qeveritare i do mbledhjet online, kurse opozita i do në sallë me prani fizike.

Qesharake.

A thua se nuk mund të bëhen mbledhjet hibride, pra kush dëshiron të jetë online dhe ata që duan të jenë në sallë dhe të komunikojnë lehtësisht midis tyre.

Luajnë me qytetarët për të treguar se tensioni pushtet – opozitë është i fuqishëm!

Cfarë katastrofe. Edhe hotelet më të rëndomta në Tiranë e kanë teknologjinë që OJF po të duan bëjnë takime hibride!

Edhe adoleshentët e dinë fare mirë se kjo është një flluckë sapuni!

Sidomos kur opozita sapo i shprehu para dy a tri ditësh mbështetjen e fortë qeverisë për qendrimin e saj lidhur me çështjen e targave në Kosovë. A thua se qeveria jonë do t’i shpallte luftë Serbisë dhe duhej mobiliziuar i gjithë kombi pa dallim feje, ideje a bindjeje politike.

Të etur për të manifestuar opozitarizëm pa përmbajtje, të etur për t’u treguar me zell bashkë – unifikimi.

Po mjaft o mjaft bëtë kot!”-shkruan profesor Artan Fuga.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera