» Demi Lovato rrëfen eksperiencën e çuditshme: Kam pasur kontakte me alienët

Demi Lovato rrëfen eksperiencën e çuditshme: Kam pasur kontakte me alienët

Demi Lovato njihet për rrëfimet e papritura dhe një të tillë e ka bërë edhe së fundmi. Këngëtarja pretendon se dikur ka takuar një qenie jashtëtokësore dhe përvoja ishte e jashtëzakonshme.

“Ne dolëm në shkretëtirë në Joshua Tree dhe unë pashë një rruzull blu që ishte rreth 15 metra larg, ndoshta më pak. Dukej sikur notonte mbi tokë diku te 3-4 metra dhe dukej sikur ishte duke mbajtur distancën nga unë,” tha Lovato gjatë një interviste të fundit me E!News. “Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme.”

Këngëtarja e bëri rrëfimin gjatë promovimit të serialit, “Unidentified With Demi Lovato”. Sipas saj, së bashku me motrën Dallas Lovato dhe mikun më të mirë Matthew Scott Montgomery, ata po përpiqen të “zbulojnë të vërtetën në lidhje me fenomenet e UFO-ve”.

Demi shtoi se takimi “ndryshoi mënyrën” se si e sheh botën.

“Ju keni një prirje dhe pastaj krejt papritur ajo konfirmohet. Kjo ndryshon realitetin tuaj, me siguri,” –tha ajo.

Në një teaser për serialin, Lovato shpreh dëshirën “për të gjetur se çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë ndërveprimeve të tyre me rruzullin misterioz blu”.

Sipas saj, kjo nuk ishte hera e parë që bashkëvepron me vizitorë jashtëtokësorë. Lovato shpjegoi në një intervistë tjetër se ajo u magjeps nga UFO-t pas një eksperience në festimet e ditëlindjes së saj të 28-të në vitin 2020.

“Kam pasur kontakte me alienët dhe ishte një përvojë goxha tronditëse. Që atëherë, fillova të kërkoj më shumë dhe doja të bëja një shfaqje në lidhje me këtë gjë. Ne po vëzhgonim yjet dhe befas diçka u shfaq drejtpërdrejt mbi ne në qiell,” -tregoi Lovato për Entertainment Weekly, duke shtuar se pa ‘drita të mëdha që formuan një pikëpyetje’ para se figura e ndriçuar të zhdukej. “Unë e kuptova se jeta ime ndoshta do të ndryshonte në një mënyrë shpirtërore, sepse kam një lidhje shpirtërore edhe me këtë udhëtim.”

Lovato këmbëngul se alienët jetojnë mes nesh dhe janë qenie shumë të kujdesshme, shumë inteligjente që thjesht duan të mirën e planetit tonë.

“Unidentified With Demi Lovato” do të jetë transmetohet nga 30 shtatori në Peacock.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera