» Boshti i thyer, i teorisë së “Liderit të thyer”! Ku ishte Berisha në vitin 2017?

Boshti i thyer, i teorisë së “Liderit të thyer”! Ku ishte Berisha në vitin 2017?

Në vitin 2017, Basha bëri një përpjekje me akte tepër të forta për të “spastruar” Partinë Demokratike. Ndoshta ai e teproi me Topallin, Boden apo Patozin. Por është fakt se këta personazhe të dorës së parë në PD, kishin shprehur që në vitin 2005 dhe në vitet në vazhdim, rezerva të thella ndaj kryedemokratit të ardhshëm. Kështuqë ata, të prirë nga zonja Topalli dhe Patozi, shprehën haptas një papajtueshmëri të plotë dhe “luftë të nëndheshme dhe të hapur”, ndaj Bashës. Sepse logjikshmëm, ata i frikësoheshin vendit të posaçëm që Basha kishte zënë pranë Berishës dhe bashkëpunimin e veçantë ndërmjet tyre.
Sepse të gjithë këta, bashkëpuntorë të mjaft betejave sëbashku me Berishën, kishin nuhatur se Berisha po e katapultonte fare hapur Bashën, në skaljonin e parë të PD. Dhe kështu, dita ditës, Basha lexohej hapur dhe qëllimshëm edhe nga vetë Doktori, si “trashëgimtari” i tij politik. Për të penguar këtë projekt politik të Doktorit, ata, u angazhuan hapur dhe me mish e me shpirt. Por e humbën betejën e tyre… dhe kur erdhi momenti i Bashës, ky i fundit i ndëshkoi ata.

Sot Berisha akuzon Bashën, se ai kishte vepruar më kokën e vet dhe pa e pyetur liderin historik. Ndërkohë që në të gjitha rrethet politike dhe gazetareske, u nënkuptua se Berisha, kishte dhënë dakortësinë e tij, për ti sakrifikuar këto figura, në altarin e modernizimit të partisë. Në përpjekjen për të larguar figura që e luftonin dhe e shqetësonin Bashën në ushtrimin e lidershipit të tij. Askush nuk e ka besuar dot asnjëherë, se Basha do të mund të “lehtësonte” Partinë Demokratike, nga ish bashkëpuntorët e ngushtë të liderit historik, pak një “okej” nga vetë lideri.
Me arësyetimet që po shpalos në Foltoret, shqiptarët dhe sidomos demokratët, duhet të besojnë se Berisha ishte kaq i pafuqishëm dhe kaq i shkujdesur, saqë të mos ndërhynte dot për Topallin, Patozin apo Boden…
Kur Basha i përjashtoi të gjithë këta, ish pesha të rënda të PD, ndonëse nuk e përkrahu publikisht, Berisha u kujdes që kjo gjë ti shkaktonte sa më pak telashe lidershipit të kryetarit në detyrë.
Tani si ka mundësi që Berisha të ngrejë teorinë e “Liderit të Thyer”, për të stigmatizuar Bashën, që demek paska thyer shtyllën kurrizore të PD, pa miratimin ose lejimin e arësyetuar të tij? Vetë fakti që nga këto ngjarje kanë kaluar plot 4 vite, në të cilat vite, Berisha ka heshtur dhe nuk është shënuar kurrë asnjë çarje e njohur me Bashën, e shndërron në një teori të sforcuar këtë të “liderit të thyer”. Madje kjo situatë vetëjustifikuese e Berishës, në të gjitha drejtimet, rrëfen, boshtin e thyer të teorisë të tij të: “Bashës, lider i thyer!”..

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera