» Pesticide pa limit/ Makutëria e tregtarëve dhe padituria e fermerit bombardon me helme konsumatorin

Pesticide pa limit/ Makutëria e tregtarëve dhe padituria e fermerit bombardon me helme konsumatorin

Përdorimi i pesticideve në bujqësi është një e keqe e domosdoshme për të ruajtur prodhimin bujqësor. Nuk është gjithnjë faji i fermerëve që frutat dhe perimet mbingarkohen me pesticide të rrezikshme.

Sipas një investigimi Qendrës Alert, pesticidet e lejuar në vendin tonë janë jashtë standardit. Spërkatja e perimeve në sera me këto pesticide që duhet të luftojnë sëmundjet e bimës, në shumë raste nuk rezulton produktive. Për pasojë fermerët detyrohen të spërkasin prodhimin e tyre bujqësor disa herë me helmet të rrezikshme.

“Kemi analizuar 4 monstrash pesticidesh të ndryshme të marra në farmaci bujqësore. Dy prej 4 mostrave kanë rezultuar me lëndë aktive shumë herë më të vogla seç janë deklaruar në etiketë. Çfarë sjell kjo? Së pari dëm për fermerin, sepse referuar lëndës aktive të deklaruar në etiketë ai hedh dozën e duhur në fermë dhe sjell prodhim më të ulët. E dyta duke mos rezultuar efikas ky pesticid fermerët shtojnë dozën që do të thotë se kur shtohet doza produkti është më i rrezikuar që të vij tek ne konsumatorët i ngarkuar me pesticide.”

Tregtarët e mëdhenj të preparateve bujqësore që kërkojnë të shtojnë fitimin e tyre, shesin pesticide jashtë standardit, përballë kësaj situata si pasojë fermeri dëmtohet ekonomikisht, ndërsa konsumatori ushqehet me perime të që kanë mbingarkesë helmesh. Qendra Alert thotë se konsumatori shqiptar blen çdo ditë domate dhe kastravecë me pesticide deri në 6 herë mbi normat e lejuara.

“Në lidhje me perimet ne kemi analizuar 5 mostra për 480 lloje pesticidesh dhe fatkeqësisht ato produkte që i konsumojmë më shumë që janë domatja, kastraveci ka rezultuar disa herë më të ngarkuar me pesticide seç është norma e lejuar. Imagjinoni kur në vendet e BE kapen perime të mbingarkuara me pesticide, si mund të jenë produktet që konsumojmë ne në Shqipëri, pasi grosistët për eksport zgjedhin ato produkte që pretendojnë se kanë cilësi.”

Ministria e Bujqësisë duhet të lëshojë alarmin për rrezikun e shëndetit të konsumatorëve, pasi mospërputhja e lëndës aktive me deklarimin në etiketën e pesticidit, bën që fermerët të përdorin mbidoza të helmeve dhe që në fund hyjnë në trupin tonë nëpërmjet perimeve./tch

 

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera