» “Me një llamarinë nxori Ballkanin siç është” / Fuga për Kurtin: Nuk është budalla që të hyjë te Ballkani i Hapur

“Me një llamarinë nxori Ballkanin siç është” / Fuga për Kurtin: Nuk është budalla që të hyjë te Ballkani i Hapur

Profesori Artan Fuga thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat nxorri në pah problemet e mëdha të Ballkanit dhe fajëson për këto probleme Serbinë.

Ai ngre pyetjen nëse vendimi i Kurtit mund të jetë i menduar për të testuar nismën Ballkani i Hapur dhe qëllimet e vërteta të Serbisë.

“Vetëm me një copë llamarinë të ndryshkur (targat e makinave), Albin Kurti bëri që të shihet Ballkani sikurse është, ushtritë rreshtohen në kufij edhe për mustaqet e Celos! A e bëri me qëllim tani kur i tundin Ballkanit e hapët apo pa lidhje me këtë, një Zot e di. Por, na solli në realitet, kush e mohon?”, u shpreh ai.

Në një postim të dytë, Fuga i jep të drejtë Albin Kurtit pas reagimit të kryeministres serbe, që komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në OKB.

“Si tha kryeministrja serbe pasi dëgjoi në OKB kryeministrin e Shqipërisë për njohjen e Kosovës? As mos e dëgjoj më atë muhabet! Cfarë suksesi ne? Tani pyes veten: ka të drejtë Albin Kurti që nuk i bashkohet hapjes me Serbinë apo kanë të drejtë ata që e kritikojnë atë? Kryeministrja nuk e njeh fare si shtet, ai të hapet si shtet?! Pse budallë është ai?”, thotë Fuga.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera