» “Deti Adriatik nuk ndan, por bashkon”/ Kryebashkiaku i Barit kujton eksodin shqiptar në Itali: Pati edhe tensione. Si zbarkuan rreth 20 mijë emigrantë nga anija “Vlora”

“Deti Adriatik nuk ndan, por bashkon”/ Kryebashkiaku i Barit kujton eksodin shqiptar në Itali: Pati edhe tensione. Si zbarkuan rreth 20 mijë emigrantë nga anija “Vlora”

“Deti Adriatik nuk ndan, por bashkon”. Ky ishte mesazhi që dha kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro në prag të 30-vjetorit të eksodit shqiptar në Itali.

Gjatë prezantimit të aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të  “8 gushtit 1991”, ku anija “Vlora” me 20 mijë shqiptarë zbarkoi në Bari, Decaro u shpreh se “ne kemi treguar në këtë marrëdhënie vëllazërie se Deti Adriatik nuk ndan, por bashkon popujt”.

Më tej gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u shpreh se që prej asaj dite, qyteti i Barit nuk është ai që ka qenë. Aty flitet për emigracionin si një çështje aktuale.

“Ne përtërijmë paktin midis dy popujve që kemi shkruar në mënyrë ideale tridhjetë vjet më parë. Që atëherë ky nuk ka qenë i njëjti qytet. Sot ne flasim për emigracionin si një çështje aktuale, por në atë kohë ishte hera e parë që rrjedha shtegtare po trokiste në dyert e vendit tonë”, tha Decaro, raporton Ansa.

Kryebashkiaku kujton se në atë kohë pati tensione midis qeverisë qendrore, pasi ajo kishte marrë vendimin që të vendoste kufizime për njerëzit që kishin mbërritur në stadium.

Ai thotë se qytetarët e Barit u treguan shumë mikëpritës.

123
Dhurata nga artisti shqiptar

Ndërkohë në kujtim të atij udhëtimi, artisti shqiptar Duli Caja i dhuroi qytetit të Barit një sixhade të madhe të bërë në vitin 2014 me copa pëlhure me ngjyrë dhe të përbërë nga rreth 18 mijë butona të qepur në pëlhurë që kujtojnë numrin e njerëzve në bordin e anijes.  Vepra tani ekspozohet në dhomën e këshillit të pallatit të qytetit në Bari.

12

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera