» Aksidenti tragjik, godina e qeverisë së Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kroat në shenjë falenderimi

Aksidenti tragjik, godina e qeverisë së Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kroat në shenjë falenderimi

Godina e qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kroacisë mbrëmjen e sotme në shenjë falenderimi dhe solidarizimi për viktimat dhe të plagosurit nga aksidenti tragjik disa ditë më parë.

Mbi të shkruhej “Faleminderit Kroaci/Hvala rvatska” për shkak të ndihmës që Kroacia ua dha qytetarëve kosovarë.

‘’Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit’’, thuhet në njoftimin e Qeverisë kosovare.

Nga aksidenti i rëndë i regjistruar disa ditë më parë në Slavonski Brod në Kroaci, humbën jetën 10 persona e u plagosën dhjetra të tjerë. Një pjesë e të plagosurve vijon ende të marrin shërbim spitalor ndërsa disa qytetarë janë kthyer në Kosovë.

kosove-kroaci (1)

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera