» George Clooney dhe bashkëshortja e tij do të bëhen sërish prindër! Pas binjakëve të parë, Amal do të sjellë në jetë binjakët e “dytë”

George Clooney dhe bashkëshortja e tij do të bëhen sërish prindër! Pas binjakëve të parë, Amal do të sjellë në jetë binjakët e “dytë”

George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal, do të bëhen sërish prindër, katër vite pas ardhjes në jetë të binjakëve të tyre.

Ylli 60-vjeçar dhe avokatja për të dreëjtat e njeriut, 43 vjeç, janë aktualisht prindër të Ella dhe Alexander, shkruan “The Sun”.

Sipas burimeve, çifti ka ndarë lajmin e gëzueshëm me miqtë e tyre gjatë një dreke familjare në Liqenin Como, më 4 korrik.

george clooney amal (5)

Thuhet se ata do të bëhen sërish me binjakë. Amal ka kaluar tre mujorin e  saj të parë dhe kjo tashmë është më e lehtë të zbulohet. George ishte shumë i gëzuar dhe mezi priste t’ua tregonte të gjithëve”,- tha një burim pranë çiftit.

george clooney amal (3)

Ai shtoi: “Kjo ishte diçka që Amal dhe George e donin me të vërtetë, por në moshën e saj nuk kishte asnjë garanci”.

george clooney amal (4)

Binjakët Ella dhe Alexander janë gjithashtu të gëzuar për faktin se do të bëhen me vëllezër e motra.

Ata i thanë binjakëve në ditëlindjen e tyre (6 qershor). Ella po lutej për një motër të vogël, kështu që ata të gjithë shpresojnë për një vajzë. Por sigurisht, ata do të jenë të lumtur sido që të jetë, për aq kohë sa foshnjat janë të shëndetshme”,- tha burimi.

george clooney amal (1)

George u martua me një ceremoni private në vitin 2014 në Venecia, vetëm pesë muaj pasi i propozoi për martesë partneres së tij.

Tre vite më vonë, dashuria e tyre u kurorëzua me lindjen e dy binjakëve.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera