» Vrasja e bashkëshortes me thikë për shkak të xhelozisë, nën hetim dy efektivë policie: Dyshohet se kanë neglizhuar denoncimet për dhunë

Vrasja e bashkëshortes me thikë për shkak të xhelozisë, nën hetim dy efektivë policie: Dyshohet se kanë neglizhuar denoncimet për dhunë

Dy efektivë policie në Greqi janë vendosur nën hetim me akuzën se kanë shpërfillur denoncimet e bëra për dhunë në familjen e 31-vjeçares e cila u vra me thikë nga bashkëshorti.

Policia ka nisur hetimet bazuar në një denoncim tjetër të bërë nga një prej fqinjëve të çiftit. Sipas dëshmisë, fqinji ka njoftuar policinë pasi ka dëgjuar çiftin e shqiptarëve teksa grindeshin.

Më tej, kur kanë mbërritur efektivët, ata nuk janë ngjitur fare në shtëpinë e çiftit dhe janë larguar pas pak minutash. Një tjetër dëshmi e një fqinje, pretendonte se policia kishte shkuar në shtëpinë e çiftit por ato nuk i kishin hapur dyert.

Kjo ka bërë që autoritetet të nisin një procedim penal për dy efektivët e policisë. Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë mëngjesin e sotëm.

35-vjeçari shqiptar vrau gruan me thikë e më pas u vetëdorëzua në polici. Ai është shprehur se motivi i vrasjes ka qenë xhelozia. Sipas dëshmive të fqinjëve, çifti i shqiptarëve kanë pasur shpesh mosmarrëveshje.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera