» FB syze që bëjnë fotografi dhe video pa kaluar nëpër një smartfon

FB syze që bëjnë fotografi dhe video pa kaluar nëpër një smartfon

Andrew Boswort, zëvendësshef i laboratorëve të realitetit të Facebook, deklaroi se kompania është në prag të finalizimit të prodhimit të një palë syzeve me EssilorLuxottica.

“Ne duam seriozisht të eksplorojmë mënyra novatore që njerëzit mund të lidhen me miqtë dhe familjen, afër dhe larg dhe këto pajisje kanë potencialin për ta bërë këtë”, shtoi ai.

”Me EssilorLuxottica ne kemi një partner po aq ambicioz, i cili do të japë përvojën e tij dhe katalogun e klasit botëror për syzet e para të këtij lloji”, theksoi Boswort.

Sipas burimit, kjo është një qasje fillestare në Facebook ndaj asaj që duhet të jenë syzet e ardhshme të realitetit të shtuar.

Modeli i parë, i ndërtuar mbi bazën e syzeve të markës Ray-Bans dhe i koduar ”Project Aria”, do të pajiset me disa sensorë dhe një aparat fotografik, për të marrë fotografi dhe regjistruar video për t’u shpërndarë direkt në mediat sociale, pa kaluar nëpër një smartfon.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera