» VIDEO/ Mund të jesh i pari i Anglisë por çadra refuzon të të bindet, shihni momentin e sikletshëm që përfshiu Boris Johnson

VIDEO/ Mund të jesh i pari i Anglisë por çadra refuzon të të bindet, shihni momentin e sikletshëm që përfshiu Boris Johnson

Ju mund të jeni një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë por në një moment të vështirë jeni njësoj si të tjerët.

Dhe nëse jeni personazh publik, gjasat që momenti të bëhet viral në të gjithë botën janë shumë të mëdha, veçanërisht për shkak të fuqisë që kanë marrë mediat sociale.

Kryeministri Britanik Boris Johnson e gjeti veten në një pozitë të tillë gjatë ditëve të fundit. Ai po mbante një çadër në dorë e cila nuk po i bindej shumë.

Johnson ndodhej në një përkujtimore për oficerët e policisë dhe nuk mundi të manovronte dot çadrën e tij e cila për një moment u kthye mbrapsht.

Kjo shkaktoi të qeshura te princi Charles i ulur pranë tij dhe figura të tjera publike. Në fund edhe vetë Johnson përfshihet nga të qeshurat.

 

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera