» Çfarë po ndodh në Beograd? Vuçiç i përfshirë në një skemë kriminale me mafian që…

Çfarë po ndodh në Beograd? Vuçiç i përfshirë në një skemë kriminale me mafian që…

Analisti Milaim Zeka ka folur në “Top Talk” për Aleksandër Vuçiç duke zbuluar se është përballë një skandali pasi rezulton se ka porositur një mafie që të bluajë njerëzit në një makineri për bluarjen e mishit.

Zeka tha se personat e arrestuar kanë deklaruar se veprimet janë kryer me urdhrin e presidentit serb dhe ministrit të punëve të brendshme.

“Ndoshta keni lexuar që Vuçiçi ndodhet para një skandali në Serbi. Nëse nuk ke dëgjuar, po e them në mënyrë telegrafike. Vuçiçi me aparatin e tij shtetëror ka porositur një bandë të mafias serbe dhe kanë marrë një shtëpi me qira dhe atje i kanë bluar njerëzit në një makinë për bluarjen e mishit. Njerëzit që janë arrestuar kanë deklaruar se çdo gjë është bërë me urdhrin e presidentit serb Vuçiç dhe ministrit të punëve të brendshme dhe Albin Kurti ka pasur favor të madh që të paraqitet në këtë forum se nuk është i shantazhuar”, tha Zeka

Ndër të tjera, Zeka u shpreh se nuk e priste mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Forumin Ekonomik të mbajtur në Shkup. Sipas tij, Albin Kurti ka shkaktuar dëm në Kosovë me mungesën e tij pasi do tu bënte thirrje kompanive të rajonit që të investonin në Kosovë.

“Kam pritur që Vuçiçi do të reagonte kundër pjesëmarrjes së Kosovës dhe nuk e kam pritur në asnjë mënyrë që Kosova do të refuzonte pjesëmarrjen e saj në këtë forum. Pse e them këtë? Sepse Vuçiçi e ka problem të ulet dhe të bisedojë me ne ngaqë Vuçiçi dhe regjimi i tij në të kaluarën, por edhe sot janë duke bërë krime politike në raport me Kosovën. Vuçiçi është ish zëdhënësi i Millosheviçit dhe dihen deklaratat në Bosnje ku ka deklaruar publikisht që për një serb do të vriten 100 boshnjakë, gjë që ka ndodhur dhe në Kosovë.

Sidoqoftë qeverisë së Kosovës nuk i konvenon asnjë sabotim i çfarëdo iniciative që e ka mbështetjen e Brukselit dhe SHBA. Albin Kurti nuk do të shkonte as të zgërdhihej para Vuçiçit apo të puthej me Vuçiçin por do të shkonte të përfaqësonte Kosovën në këtë Forum para bizneseve. Do tu bënte thirrje kompanive të rajonit që të investonin në Kosovë. Ngado që ta sjellësh, dëmi është në Kosovë”, tha Zeka./ TCh

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera